Kuvendi i Shqipërisë do të rinisë punimet parlamentare më 8 shtator 2026, në orën 17:00. Seanca do të shënojë hapjen e punimeve të sesionit të III të Legjislaturës së XI të Kuvendit, sipas urdhrit të firmosur nga kryetari Niko Peleshi. Në rendin e ditës, janë parashikuar tre pika: hapja e punimeve të sesionit të ri parlamentar, miratimi i procesverbalit të seancës plenare të 27 korrikut 2026 dhe njoftime të tjera. Në mbështetje të urdhrit nr. 51, të datës 4 shtator 2026, Kryetari Niko Peleshi ka thirrur deputetët në seancën e parë plenare publike pas përfundimit të pushimeve të verës.
Sipas dokumentit zyrtar, seanca plenare do të vijojë si më poshtë:
- Hapja e punimeve: Çelja zyrtare e sesionit të III-të të Legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë,
- Miratimi i procesverbaleve: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga seanca e fundit plenare e zhvilluar më 27 korrik 2026.
- Njoftimet zyrtare: Paraqitja e njoftimeve mbi projektligjet e depozituara dhe nismat e reja parlamentare.
Ndërkohë, protestuesit kanë njoftuar se ditën e rinisjes së Kuvendit, tubimi do të përshkallëzojë dhe do të rrethojnë edhe godinën qeveritare.
