Prej orëve të para të mëngjesit, Arben (Hamza) Uka dhe Julian Cumraku janë ngujuar në një banesë në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit, të armatosur rëndë.
Banesa është rrethuar nga policia dhe forcat speciale RENEA, të cilat u bëjnë thirrje të dorëzohen. Megjithatë, negociatat disa orëshe deri më tani kanë rezultuar të pasuksesshme. Në vendngjarje ka shkuar dhe vëllai i Cumrakut për ta bindur të dorëzohet, por ende pa sukses. Kërkesave për dorëzim, Cumraku iu është përgjigjur duke bërtitur “Allahu Ekber”.
Të dy këta persona dyshohet se kanë lidhje me organizata terroriste, madje kanë udhëtuar drejt Sirisë më parë, ku dyshohet se janë radikalizuar. Në një profil në rrjetin social “Facebook”, vihen re postime me natyrë radikale islamiste nga Hamza Uka.
“LIGJVËNIA I TAKON VETËM ALLAHUT. KUSH E MOHON KËTË, OSE E REFUZON, OSE HESHT, ËSHTË KAFIR, I DALË NGA FEJA E ALLAHUT, SUBHANEHU UE TE ALA.”– theksohet në një postim.




