Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Skënder Hoxhën, 63-vjeçarin nga Memaliaj, i cili tre ditë më parë vrau gruan e tij, Antoneta Hoxha. Ai ka pranuar vrasjes e bashkëshortes së tij duke thënë se ajo e tradhtonte.
Hoxha ka rrëfyer përpara trupit gjykues se në ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë kishte dalë për të pirë kafe dhe në momentin kur është futur në banesë i dashuri i saj ka dalë nga dritarja, raporton “Report TV”.
Hoxha është shprehur i penduar për vrasjen. Në seancën gjyqësore autorit të vrasjes iu caktua nja avokat kryesisht nga shteti, ndërkohë që ai ka qenë i vetëm pasi është braktisur edhe nga familjarët.
Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në fshatin Vagalat, 25 km larg nga Memaliaj, ku autori goditi gruan e tij Antoneta Hoxha me levën që shërbente për kazanin e rakisë, në dhomën e tyre të gjumit.