Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me një status të shkurtër, por domethënës në rrjetet sociale, pas dëshmisë së ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
🟥 “LIRIA KA EMËR 🇦🇱❤️🇽🇰” – shkroi Rama, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm në mbështetje të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës dhe duke shprehur shqetësimin për mënyrën si po zhvillohet procesi në Gjykatën Speciale.
Dëshmia e Rubin ka bërë bujë në opinionin ndërkombëtar, pasi ai theksoi se gjyqet aktuale ndaj ish-krerëve të UÇK-së rrezikojnë të njollosin padrejtësisht luftën për liri, duke vënë në pikëpyetje vetë kredibilitetin e drejtësisë ndërkombëtare.