Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike në Tiranë. Kryeministri Rama ka ndarë pasditen e sotme pamje nga aksioni, ku në videon e publikuar në rrjetet sociale shihet prishja e një subjekti pa leje. Rama thekson se nuk do të ketë pushim, derisa hapësirat publike të zaptuara të çlirohen të gjitha.
“S’ka pushim jo, hapësirat publike do të çlirohen të tëra, pa ndalim as përjashtim”, shkruan kryeministri.
Lirimi i hapësirave publike ka nisur që prej muajit korrik të këtij viti.


