Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas vendimit për lirimin e ish-deputetit Ervin Salianji.

Në një konferencë për mediat, Berisha e cilësoi burgosjen e Salianjit si “dënim politik”, i kryer sipas tij nga krerët kryesorë të organizatës kriminale të narkoshtetit, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

“Dua të dënoj me forcën më të madhe dënimin politik ndaj deputetit Ervin Salianji nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, krerë kryesorë të organizatës kriminale të narkoshtetit. Salianji vuajti jashtë çdolloj ligj, kushtetuese e rregulli 9 muaj në burg vetëm pse dënoi Geron Xhafën.”– tha Berisha.