Gjykata ka liruar 18 të arrestuarit gjatë protestës së dhunshme të opozitës më 10 shkurt, mes të cilëve 3 të mitur. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se prokurorja Antoneta Sevdari ka cilësuar 9 prej arrestimeve si të paligjshme, mes tyre një i mitur.
Ndërkaq, për të gjithë protestuesit është lënë në fuqi masa e detyrimit me paraqitje, me përjashtim të një prej tyre pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Kujtojmë se protesta e 10 shkurtit, e organizuar nga opozita, kishte disa episode dhune, me disa të plagosur nga ana e protestuesve por dhe nga ana e efektivëve të policisë që ishin angazhuar për të ruajtur rendin dhe sigurinë.



