Somalia
Njëzetedy pengje të kapur nga piratët gati tri vite më parë u liruan, njoftuan zyrtarët e rajonit gjysmë autonom të Puntlandit në Somali. Ata thonë se forca e tyre detare nisi operacionin për të liruar pengjet dhe anijen e tyre dy javë më parë. Pengjet, sipas deklaratës, kanë shenja të dhunës fizike dhe të sëmundjeve.
Sulmet e piratëve në brigjet e Somalisë janë rralluar gjatë viteve të fundit, për shkak të rritjes së përdorimit të rojave private të sigurisë në anije dhe koordinim më të mirë mes anijeve patrulluese në zonë. Anija Iceberg Mv, me flamur të Panamasë, u kap në brigjet e Jemenit në vitin 2009 dhe mbahej peng në Rajonin e Puntlandit. Autoritetet thonë se luftuan piratët për dy javë para se të lironin pengjet. Verifikimi i pavarur i lajmit nuk është bërë i mundur për momentin.