Gjykata e Posaçme ka zëvendësuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” me masat “detyrim për t’u paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për Hava Delibashin, ish-zëvendësdrejtoreshën e AKSHI-t, raporton Anila Hoxha.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Delibashi u paraqitë në SPAK ku kërkoi ndryshim të masës.Ajo kërkoi që t’i hiqej masa e “arrestit në shtëpi”.