Pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara mbrëmjen e djeshme gjatë protestës së 94-të para Kryeministrisë, policia ka arrestuar 13 persona.
Sipas të dhënave, protestuesit tentuan të hynin brenda godinës së Kryeministrisë, ndërsa efektivët e policisë ngritën një kordon për të penguar depërtimin e tyre.
Pas përplasjeve me uniformat blu, protestuesit u zhvendosën drejt Komisariatit nr. 3, ku kërkuan lirimin e personave të arrestuar.
Edhe mëngjesin e sotëm, një grup tubuesish është mbledhur pranë këtij komisariati, ku po mbahen disa prej protestuesve të arrestuar gjatë protestës.
“Lironi shqipet!” është thirrja që po përsëritet nga protestuesit, të cilët kërkojnë lirimin e 13 personave të ndaluar nga policia.
Situata vijon të monitorohet nga efektivët e policisë, ndërsa pritet të mësohen detaje të tjera lidhur me masat e marra ndaj protestuesve.
