Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të partisë, duke zgjedhur tre nënkryetarët e rinj, krerët e Sekretariateve dhe Komisionin e Apelimit.

Flamur Noka, i cili përballej me Saimir Korreshin, u rikonfirmua Sekretar i Përgjithshëm mes polemikave brenda partisë pas kundërshtive nga Ilirjana Kuçanaj në mbledhjen e djeshme.

Ndërkohë, nënkryetarët fitues janë Belind Këlliçi, Nikola Kedhi dhe Erisa Bajazitin. Në Sekretariat u votuan edhe 14 sekretarë të tjerë që do të mbulojnë fusha të ndryshme të organizimit dhe funksionimit të partisë.

Anëtarë të Komisionit të Apelimit u zgjodhën Adriana Kalaja, Besart Logu, Shaqir Manjani, Suina Asllanaj dhe Gentian Koçi.

LISTA E FITUESVE:

Nënkryetarët

Belind Këlliçi

Nikola Kedhi

Erisa Bajaziti

SEKRETARIATI I PARTISE:

Sekretar i Përgjithshëm

Flamur Noka

Sekretar Organizativ

Klevis Balliu

Sekretar për Burimet Njerëzore

Andi Mustafaj

Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore

Marash Logu

Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun

Viola Kapedani

Sekretare për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile

Eva Metaj

Sekretare për Integrimin Evropian

Fjoralba Dizdari

Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën

Ethem Aga

Sekretar për Dixhitalizimin

Etion Kapedani

Sekretar për Infrastrukturën dhe Territorin

Gentian Kaprata

Sekretare për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit

Endira Bushati

Sekretar për të Drejtat e Njeriut

Franc Nuri

Sekretar për të Përndjekurit Politikë

Shkëlqim Lepenica

Sekretar për Pushtetin Lokal

Ylli Asllani

Sekretar për Aksionin Qytetar

Erges Eskiu

KOMISIONI I APELIMIT:

Adriana Kalaja

Besart Logu

Shaqir Manjani

Suina Asllanaj

Gentian Koçi

“Për herë të parë në historinë e Partisë Demokratike, Këshilli Kombëtar zgjodhi si nënkryetarë të Partisë përfaqësues të të rinjve nën moshën 35 vjeç dhe përfaqësues të Diasporës.

Të tre nënkryetarët e zgjedhur të Partisë janë për herë të parë pjesë e lidershipit të Partisë.

Trembëdhjetë nga pesëmbëdhjetë anëtarët e zgjedhur në Sekretariatin e Partisë janë për herë të parë pjesë e Sekretariatit dhe Kryesisë së Partisë, duke reflektuar angazhimin për hapje, qarkullim elitar dhe promovimin e brezit të ri të drejtuesve.

⁠Katër nga pesë anëtarët e Komisionit të Apelimit janë për herë të parë pjesë e organeve drejtuese të Partisë”, thekson PD.