Mbi 100 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë përfituar 350 USD deri në 760 USD dieta për udhëtime brenda vendit gjatë muajit korrik të vitit 2020.


Shumica e ligjvënësve kanë marrë nga buxheti i Kuvendit nga 720 USD secili në muaj korrik, ndërsa deputeti Nimet Musaj ka përfituar rreth 760 USD. Ndërkaq, 8 ligjvënës, konkretisht Eljo Hysko, Selami Jenishehri, Amra Barova, Fatmir  Xhafaj, Lefter Koka, Vullnet Sinaj, Adnor Shameti dhe Vasilika Hysi, nuk kanë përfituar asnjë lekë dieta për udhëtime për muajin korrik. Deputetët kanë shfrytëzuar maksimalisht nenin 14 të ligjit për statusin e deputetit, i cili parashikon që deputeti i cili banon në qytetin e Tiranës përfiton dieta gjatë kohës që merr pjesë në mbledhjet e Kuvendit, të komisioneve e mbledhjet e grupit parlamentar, ndërsa ata që banojnë në Tiranë përfitojnë dieta për ditët e shërbimit jashtë Tiranës.


Neni 14 parashikon përfitimin e dietave edhe për udhëtimet janë vendit, por meqenëse vizat jashtë Shqipërisë janë kufizuar për shkak të pandemisë covid-19, deputetët kanë bërë letrat për të përfitimin e parave vetëm për lëvizjet brenda vendit. Ndërkaq, gjatë muaj korrik 2020, ligjvënësit shqiptarë kanë marrë secili deri në 380 USD për shpenzime për karburant, 160 USD për telefon dhe 230 secili USD honorare për pjesëmarrje në mbledhje të komisioneve parlamente. Ndërkaq, deputeti Artur Roshi ka marrë gjatë muajt korrik 2020 një pagesë prej 3 mijë lekësh për fjetje në hotel.


20 deputetë vijojnë të marrin çdo muaj rreth 340 USD për rimbursim të qerasë së banesës në Tiranë, ndonëse disa prej tyre janë pronar të disa shtëpive dhe bizneseve. Ata janë Eugen Bojaxhiu, Selami Jenishehri, Senida Mesi, Ediola Braha, Nimet Musaj, Kostaq Papa, Luan Harusha, Enada Kapllani, Arlind Çacani, Edmond Leka, Xhevi Bushaj, Halil Jakimi, Edlira Bode, Fadil Nasufi, Fatmir Velaj, Fatjona Dhimitri, Nikolin Staka, Vasil Sterjovski, Ervis Meço dhe Artemis Dralo. Krahas këtyre përfitimeve, deputetët marrin edhe pagën bazë 156,770 lekë në muaj ose rreth 1.5 mijë USD. Në 20 prill 2020, deputeti Erion Piciri, propozoi një projektligj për përgjysmimin e pagës dhe përfitimeve të tjera financiare të deputetëve. Nisma nuk është përfshirë as në agjendën e Kuvendit.


Deputetët që përfituan dieta për udhëtime brenda vendit për muajin korrik 2020:


Adelina Rista, 75,250


Anastas Angjeli, 37,625


Andrea Marto, 75,250


Antoneta Dhima, 75,250


Anduel Xhindi, 75,250


Bashkim Fino, 37,625


Besnik Baraj, 37,625


Blerina Gjylameti, 37,625


Bujar Çela, 75,250


Ervin Bushati, 37,625


Evis Kushi,75,250


Fidel Ylli, 37,625


Gramoz Ruçi, 54,895


Ilirjan Pendavinji, 75,250


Klodiana Spahiu, 75,250


Luan Duzha, 75,250


Musa Ulqini, 37,625


Paulin Sterkaj, 37,625


Robert Bitri, 75,250


Sadri Abazi, 37,625


Taulant Balla,  43,268


Tom Doshi, 37,625


Ulsi Manja, 39,506


Xhemal Qefalia, 37,625


Edmond Leka, 75,250


Xhevit Bushaj, 75,250


Alket Hyseni, 37,625


Almira Xhembulla, 75,250


Arben Pellumbi, 37,625


Arben Kamami, 75,250


Elena Xhina, 75,250


Edlira Bode, 75,250


Elona Hoxha, 37,625


Fadil Nasufi, 75,250


Fatmir Velaj, 75,250


Gjetan Gjetani, 75,250


Ilir Beqaj, 37,625


Ilir Ndraxhi, 75,250


Ismet Beqiraj,  37,625


Jurgis Ḉyrbja, 75,250


Klotilda Bushka, 37,625


Luan Harusha, 75,250


Myslim Murrizi, 45,026


Reme Lala, 37,625


Roland Xhelilaj, 75,250


Rrahman Rraja, 75,250


Rudina Hajdari, 39,506


Sadi Vorpsi, 37,625


Tatiana Piro Nurçe, 75,250


Vilma Bello, 75,250


Eglantina Gjermeni, 31,354


Milva Ikonomi, 39,506


Mimi Kodheli, 39,506


Emonela Felaj, 39,506


Dritan Bici, 75,250


Spartak Braho, 75,250


Senida Mesi, 75,250


Lindita Nikolla, 37,625


Mirela Kumbaro, 37,625


Niko Peleshi, 39,506


Damian Gjiknuri, 37,625


Ditmir Bushati, 37,625


Enver Roshi, 39,506


Aurora Mara, 75,250


Ylli Shehu, 37,625


Edmond Rrushi, 37,625


Alban Zeneli, 37,625


Lefter Maliqi, 75,250


Majlinda Halilaj, 37,625


Ediola Braha, 75,250


Edlira Hyseni, 75,250


Elda Hoti, 37,625


Ligoraq Karamelo, 75,250


Nimet Musaj, 79,012


Enada Kapllani, 75,250


Ralf Gjoni, 37,625


Adriatik Alimadhi, 37,625


Arben Elezi, 75,250


Arlind Çacani, 75,250


Korab Lita, 37,625


Halil Jakimi, 75,250


Nikolin Staka, 75,250


Zef Shtjefni, 37,625


Fatjona Dhimitri, 75,250


Eugen Bojaxhiu, 75,250


Andi Permeti, 37,625


Artur Roshi, 37,625


Koçi Tahiri, 37,625


Klajdi Qama, 37,625


Kujtim Gjuzi, 37,625


Ardiana Jaku, 75,250


Suzana Topi, 75,250


Besnik Troplini, 37,625


Kostaq Papa, 75,250


Krenar Rryçi, 37,625


Ardit Konomi, 75,250


Florenc Spaho, 75,250


Edmond Stojku, 39,506


Vasil Sterjovski, 75,250


Halit Valteri, 37,625


Ervis Meço, 75,250


Artemis Dralo, 75,250


Ramazan Gjuzi, 39,506/Shqiptarja