
Kryedemokrati Lulzim Basha ka qëndruar i heshtur ndaj nismën së paraqitur nga Partia Socialiste për koalicionet dhe listat e hapura, duke mos dhënë një reagim të menjëhershëm.
Basha ka preferuar që të njihet në detaje me projektin e PS-së dhe tashmë pas krijimit të një ideje ka kërkuar mbledhjen e aleatëve për të shpallur një qëndrim unik për këtë nismë të re të Kodit Zgjedhor.
Sot në ora 15:00 pritet të mblidhen aleatët e PD-së për të diskutuar mbi draftin e PS, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një drafti alternativ nga opozita.
Opozita e Bashkuar kërkon që koalicionet parazgjedhore mos hiqen dhe listat të hapen 100%, teksa PS ka në tryezë draftin me lista të hapura por me kushte, ndalimin e koalicioneve parazgjedhore por lejimin e atyre me listë të përbashkët, si dhe prag zgjedhor 3%.
Sakaq Pritet që mblidhet edhe Këshilli Politik, ku opozita nëpërmjet Bylykbashit dhe Vasilit pritet të japin qëndrimin e tyre mbi variantin e mazhorancës për zgjedhjet dhe formulat e përllogaritjes së mandatit.