Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur përfundimin e numërimit të votimit për votat preferenciale të hedhura në kuti në 11 maj në qarkun e Vlorës, ndërkohë që ende nuk janë numëruar votat e Diasporës.

Vlonjatët i kanë siguruara Partisë Socialiste 9 mandate në këtë qark, ndërsa PD ka marrë 3 mandate, ose një më pak se lista e mbyllur.

Në listën e hapur sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, deri më tani PS ka siguruar 5 ulëse në Kuvend për deputetë.

Kështu në Parlamentin e ri do të jenë deputetë nga lista e hapur socialistët Damian Gjiknuri, Vullnet Sinaj , Ardit Bido, Vasil Llajo dhe Brunilda Mersini.

Nga kjo listë preferenciale mbetet jashtë kandidatja që përfaqëson komunitetin rom, Ina Majko, të cilën kreu i PS Edi Rama ka thënë se do t’i japë një post si ministre në qeverinë e re.

Ndërkohë Partia Demokratike nuk ka arritur që të sigurojë asnjë ulëse në Kuvendin e ri për kandidatët në listën e hapur, duke lënë jashtë Petraq Gjikurinë, i cili kandidoi për kryetar bashkie në Himarë, dhe humbi përballë Vangjel Tavos.

Lista e PS- 9 mandate

Bledar Çuçi (listë e mbyllur)

Zamira Sinaj (listë e mbyllur)

Erjona Ismaili (listë e mbyllur)

Pirro Vengu (listë e mbyllur)

Damian Gjiknuri 10031 vota

Vullnet Sinaj 8757 vota

Ardit Bido 7360 vota

Vasil Llajo 4894 vota

Brunilda Mersini 4892 vota

Lista e PD- 3 mandate

Bujar Leskaj (listë e mbyllur)

Vangjel Dule (listë e mbyllur)

Ina Zhupa (listë e mbyllur)