Ka nisur me Himnin Kombëtar seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë.
140 deputetë ulen sot në sallë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë. Seancën e sotme e drejton deputeti socialist Vasil Llajo, pasi Sali Berisha dhe Tritan Shehu refuzuan të marrin këtë detyrë si deputetët më të moshuar.
Seanca po ndiqet edhe nga diplomacitë e huaja, e po ashtu nga trejtuesit e komuniteteve fetare në vend.