ryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lënë selinë blu për t’iu drejtuar protestës kombëtare para Kryeministrisë, ku do kërkohet dorëheqja e qeverisë, kryeministrit Rama dhe zv/kryeministres Balluku.
Berisha shoqërohet drejt kryeministrisë nga disa prej eksponentëve të PD-së, deputetë të kësaj force politike, por edhe nga militantë të shumtë. Opozita sot kërkon dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut, pas skandalit me dosjen e zv.kryeministres për tunelin e Llogarasë dhe jo vetëm.




