
Një aksion i policisë së Tiranës në zonën e Kombinatit ka zënë në flagrancë katër persona dhe shpallur në kërkim një tjetër.
Katër personat e vënë nën procedim janë dy punonjës të një lokali dhe dy klientë, që në momentin e ndërhyrjes së policisë po përgatiteshin të vendosnin baste sportive.
Policia thotë se ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale pajisje dhe kompjutera për vendosjen e basteve sportive.
Dy punonjësit janë vënë në pranga, ndërsa dy klientët po hetohen në gjendje të lirë. Në kërkim është shpallur pronari i lokalit.