10 persona janë vënë në pranga pas aksionit të policisë në disa lokale, ku u zbulua se luheshin lojërat e fatit në mënyrë të paligjshme.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Cazino”, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 monitorë kompjuterash, 13 aparate celularë, tableta, si dhe një sasi parash.
Vihen në pranga 10 shtetas, 3 prej tyre pronarë lokalesh, pasi u kapën në flagrancë në 3 lokale, duke organizuar lojëra fati, me kompjuterë dhe celularë, dhe 7 të tjerë klientë, duke luajtur lojëra fati.
Personat e arrestuar nga operacioni “Cazino”: Klajdi Leka, Gjergji Panolli, Alfred Male për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara”. Leonard Muçollari, Elton Ryka, Elton Sovjani, Ermir Kanollari, Mateas Kanollari, Rudenc Mucollari dhe Agron Tushini për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, të gjithë banues në Korçë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.
