Një lokal ku zhvilloheshin lojëra të paligjshme të fatit u zbulua dhe godit nga Policia e Shkodrës ditën e sotme. Aktiviteti u zbulua në Fushë Arrëz, teksa në pranga ra një punonjës i subjektit dhe në kërkim u shpallën 2 organizatorët. Gjithashtu, u sekuestruan 2 makineta, 1 pajisje kompjuterike, 1 celular dhe 140 000 lekë.

“U arrestua në flagrancë shtetasi P. P., 30 vjeç, banues në Fushë Arrëz, punonjës i lokalit. U shpallën në kërkim shtetasit I. T., 30 vjeç dhe G. P., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët dyshohet se janë organizatorët e kësaj veprimtarie të paligjshme. Gjatë kontrollit në lokal, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 makineta, 1 pajisje kompjuterike, 1 celular dhe 140 000 lekë që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme”, thuhet në njoftimin zyrtar mes të tjerash.