Një familje në Delvinë nuk pranon të largohet nga banesa e saj, edhe pse zjarri po i afrohet zonës.

Ata kanë nisur të presin pemët pranë shtëpisë që të minimizojnë rrezikun e zjarrit. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve ata po qëndrojnë në oborrin e shtëpisë.

“Nuk kemi ku të shkojmë”, thotë njëri prej tyre i pyetur nga gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo.

Ndërsa foli për mikrofonin e Top Channel, Arjan Zejnati po komunikonte me dy vajzat në emigrim, të cilat i kërkonin që të largohej nga banesa.