Konventa
Kryetari i LSI-së përshëndeti dje Konventën Zgjedhore të Lëvizjes Rinore për Integrim (LRI) që po zhvillon zgjedhjet e grupit drejtues. Meta, në fjalën e tij, theksoi se mund të ishte bërë më shumë për Shqipërinë, por politika e vjetër dhe konfliktuale ndali zhvillimin. “Mund të kishim bërë, të kishim ecur më parë më shumë, por jemi marrë më shumë seç duhet me të kaluarën, me historinë, e cila ka dhe konfliktet e saj. Ndaj duhet të ecim me ritmin e 20-vjeçarëve të sotëm, të cilët janë më të interesuar se për çdo gjë tjetër për të ardhmen e tyre. Ata janë të interesuar, por për shkak të një politike konfliktuale, Shqipëria me shqiptarët, e në veçanti, gjeneratat e reja, kanë vuajtur jo pak. Imazhi i vendit është dëmtuar me pa të drejtë”. Rreth 2000 delegatë të LRI mbushën Pallatin e Kongreseve për zgjedhjen e drejtuesve të rinj. Rivalë për kreun e LRI-së janë Endrit Brahimllari dhe Klejdi Mehmetaj.