Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit, e cila u shpreh sot në një konferencë për shtyp, se LSI-në nuk e ka COVID.


Duke ironizuar, Rama tha se Kryemadhi po ofron bashkimin me LSI për të mos u prekur nga COVID, “duke lënë të kuptohet që virusi e ka frikë LSI-në”. “Luli nuk e ka kuptuar akoma këtë”, shtoi Rama


“Shpërthimi i kësaj injorance përmes zërit të individëve që kanë mandate përfaqësimi si kryetarë partish, është një flamë jashtëzakonisht problematike, në kushtet kur duhet të ballafaqohemi me fakte e me shifra. Vala e intensiteti i gënjeshtrave, i fabrikimeve, është aq e madhe sa nuk di çfarë të verifikosh më parë.


Shkolla “Sami Frashëri” është aty. COVID është diçka shumë serioze për të bërë humor, po kur Monika thotë se LSI nuk e  zë COVID, ofron një tjetër lehtësi siç ofronte patenta për njerëz nënë moshë, në këmbim të votës, apo ofronte vende pune për infermierë që s’kishin bërë shkollën e nuk dallonin gjilpërën nga gozhda. LSI ka furnizuar me diploma false një dynja të tërë me të rinj. Tani ofron bashkimin me LSI për të mos u prekur nga COVID, duke lënë të kuptohet që virusi