Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ndal edhe te komunikimit të akuzave të SPAK ndaj Belinda Ballukut.
Berisha u shpreh se kërkesa për të arrestuar ish-zëvendëskryeministren nuk ka ardhur në Kuvend, ku shton se SPAK është nën kontroll nga Rama.
“Po ju e shihni që nuk e ka dërguar në parlament. SPAK është nën kontrollin e Edi Ramës.
A ka gjë më absurde? I sapodiplomuari për drejtësi Metaj, që bëhet simbol i protestës, si Rambo u përball me shtatë narkopolicë, narkobanditë, është urdhëruar për arrest shtëpie, kurse Lubia ecën e qetë në bulevard, emëron e ç’emëron zyrtarë. Linda, jo Linda e Surrelit, por kjo Linda e akuzës si motra e saj, në arrest shtëpie.
Ky institucion është në kontrollin e plotë të Padrinos.
Unë u them ju, që në themel të kësaj që shihni, sigurisht është Edi Rama kryesori. Por ata janë të dytë me përdorimin e ligjit në mënyrën më politike në mburojë të tyre.
Në qoftë se dosjet e Peshkopisë dhe Durrësit, të cilat janë dosje të marra të ndërtuara në përputhje të plotë me Kodin e Procedurës Penale (regjistrimet janë bërë me vendim gjykate e të tjera e të tjera), do të ishin penalizuar autorët, Shqipëria do kishte pasur zgjedhje të lira.
Po çfarë është ajo? Ajo është një licencë, e kam thënë shumë herë, mosndëshkimi i krimit elektoral është licencë për qeverinë dhe partinë e krimit për të rrëmbyer zgjedhjet.
Kështu që nuk e ka dërguar. Problemi është se Edi Rama është në fundin e tij.
Për këtë i them edhe një herë: përgatitu se s’ke parë gjë akoma”, shprehet Berisha.
