Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Breaking”, teksa komentoi protestën e studentëve në Maqedoninë e Veriut.

Sipas avokatit, ekziston një plan për ndarjen e Maqedonisë së Veriut mes Bullgarisë dhe Kosovës. sipas tij, në rast se studentët shqiptarë fitojnë çështjen e gjuhës, kjo do të thotë se shqiptarët do të jenë shumicë në Maqedoni dhe kjo do të çojë drejt ndarjes së shtetit.

“Në rast se studentët shqiptarë fitojnë çështjen e gjuhës, në Maqedoni nuk kamë sllavë. Do të thotë se shqiptarët do të jenë shumicë. Për mua do e fitojnë dhe më pas Maqedonia e Veriut do të ndahet. Maqedonia e veriut do ndahet. Një pjesë do shkojë me Bullgarinë dhe pjesa tjetër do i bashkohet Kosovës. Kështu mendojnë shtetet e mëdhenj. Tani shqiptarët kanë marrë më shumë të drejta. Më parë kanë qenë shumë të shtypur. E gjithë lufta bëhej për gjuhën dhe tashmë kjo është një e drejtë e fituar.”– tha Ngjela.