Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përsëritur thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme në rajonin e Lindjes së Mesme, për shkak të pasigurisë dhe zhvillimeve të paparashikueshme në zonë.

Sipas njoftimit zyrtar, rekomandohet veçanërisht të evitohen udhëtimet turistike, deri në një njoftim të ri nga autoritete.

Njoftimi i plotë i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme:

Në vijim të komunikimeve të mëparshme lidhur me përshkallëzimin në rajonin e Lindjes së Mesme, dhe në kushtet e pasigurisë dhe paparashikueshmërisë së zhvillimeve, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur çdo udhëtim jo të domosdoshëm, në mënyrë të veçantë çdo udhëtim për arsye turistike në këtë rajon, deri në një njoftim të dytë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme.