Është thelluar diferenca mes Jorda Tabakut dhe Ilir Alimehmetit, dy kandidatët e Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Tiranës.
Dy kandidatët janë në “luftë për mandatin e 13 të koalicionit në Tiranë. Nga të dhënat e deritanishme, Tabaku ka siguruar 11855 vota, ndërkohë Alimehmeti ka marrë besimin e 10858 qytetarëve.
Kjo bën që ndërkohë që janë ende edhe 518 kuti për t’u numëruar, diferenca mes të dyve të jetë 997 vota. Kujtojmë se deri ditën e djeshme ka kryesuar Alimehmeti por Tabaku arriti të kthejë rezultatin duke qenë më afër fitores së mandatit.