Luftimet mes ushtarëve turq dhe rebelëve kurdë kanë lënë 19 njerëz të vrarë në juglindje të Turqisë.
Agjencia ‘Anatolia’ bën të ditur se të vrarët përfshijnë 6 ushtarë, 2 roje fshati dhe 11 rebelë, ndërsa ngjarja, sipas saj, ka ndodhur në provincën Hakari, në kufi me Irakun. Në të njëjtat luftime mësohet të jenë plagosur edhe 15 ushtarë të tjerë.
Rebelët janë pjesëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit – organizatë kjo e cila nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara cilësohet si terroriste.
Konflikti i saj me Qeverinë turke ka nisur në vitin 1984 dhe që nga atëherë mendohet se kanë vdekur rreth 45 mijë njerëz.
5 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)