Shteti Islamik


I vendosur të fitojë territor, IS-is ka sulmuar ashpër Kobanin


Shteti Islamik kërkon të pushtojë Kobanin për të treguar fuqinë, ndërsa SHBA-ja dhe aleatët luftojnë të mos e lejojnë që kjo të ndodhë


luftimet ne SiriLuftimet më të ashra të këtyre ditëve kanë tronditur qytetin sirian Kobani gjatë natës së të dielës teksa luftëtarët e Shtetit Islamik kanë sulmuar mbrojtësit kurdë me mortarë dhe makina bombë, lajmëruan burime nga brenda qytetit dhe grupi i monitorimit. Shteti Islamik, që kontrollon një pjesë të madhe të Sirisë dhe Irakut, qëlloi 44 mortarë në zonat kurde të qytetit të shtunën dhe disa predha ranë brenda Turqisë fqinje, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut. Ai u shpreh se katër mortarë të tjerë u qëlluan të dielën. Beteja njëmujore për Kobanin vazhdon ende. Një javë më parë, kurdët thanë se qyteti do të bjerë së shpejti. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj atëherë ndërhynë me sulme ajrore mbi Shtetin Islamik, që dëshiron të marrë Kobanin në mënyrë që të forcojë pozicionin e vet në Sirinë veriore. Koalicioni ka qëlluar mbi shënjestrat e IS-is në Irak që prej gushtit dhe e zgjeroi fushatën në Siri në shtator, pasi IS-is, një grup që ka përqafuar interpretim të ashpër të Islamit dhe ka luftuar fillimisht forcat e Presidentit sirian Bashar al-Assad, fitoi shumë territor. Sulmet mbi IS-is në qytetin Kobani janë shtuar, pasi fati i qytetit shihet si një test i rëndësishëm i fushatës së Presidentit të SHBA-së, Barack Obama, kundër IS-is. Turqia anëtare e NATO-s, forcat e së cilës gjenden në kufi duke mbikëqyrur Kobanin, është e gatshme të ndërhyjë. Ajo këmbëngul se aleatët duhet të përballen edhe me Asadin për t’i dhënë fund luftës civile të Sirisë, e cila ka vrarë rreth 200 mijë njerëz që nga marsi 2011. “Jemi përballur me luftimet më të ashpra të këtyre ditëve. Shteti Islamik sulmoi nga tri anë të ndryshme përfshirë ndërtesën e bashkisë dhe tregun”, tha Abdulrahman Gok, një gazetar në Kobani. Luftimet nuk kanë ndalur deri në mëngjesin e së dielës. Shumë dëme materiale janë të dukshme në rrugë, ku gjenden gjithashtu predha të pashpërthyera”, tha ai.