Sot në orë 18:00 luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë, e vlefshme për fazën e grupeve të kualifikuesve të Botërorit. Për shkak të ndeshjes e cila do të mbahet në stadiumin “Air Albania”, policia ka lajmëruar se cilat do të jenë rrugët të cilat do të bllokohen për drejtuesit e automjeteve.
Duke nisur nga ora 14:00 do të këtë kuzizime të qarkullimit të automjeteve në rrugët: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së, Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së, Rruga “Themistokli Gërmenji”, Rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Liceut, Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”, Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, Rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës. Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar, Rruga “Skerdilajd Llagami”, dhe Rruga “Faik Konica”.
Në kuadër të kësaj ndeshje, punonjësit e Policisë do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, me qëllim parandalimin e hyrjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.
Policia ka lajmëruar se hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Ndërsa hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet. Hyrja në stadium e tifozëve dhe e sportdashësve që kanë blerë biletë, fillon në orën 15:00
