Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë në lidhje me publikimin e kontratës së lobimit me vlerë 6 mln dollarë, të Sali Berishës dhe PD-së në SHBA.
Në një intervistë, Basha është shprehur se ky lobim bëhet për “hallin personal” të familjes së Berishës, e nga ana tjetër, sipas tij, për të fshehur marrëveshjet e fshehta që Berisha ka lidhur me kryeministrin Edi Rama.
Basha tha se nëse njerëzit votojnë Partinë Socialiste dhe atë Demokratike, votat do shkojnë për të nxjerrë nga burgu të gjithë personat pranë këtyre partive, që janë dënuar për krimet që kanë kryer.
“Gjithçka bëhet për të fshehur një të vërtetë që nuk e fshehin dot më, hallin personal të familjes së Berisha dhe anën tjetër të marrëveshjeve të fshehta mes Ramës dhe Berisha. Nëse votojnë Ramën dhe numrin 5 është për të nxjerrë shokët e Ramës nga 313-a, nëse votojnë 1-shin do nxjerrin Ilir Metën nga burgu dhe do e bëjnë deputet. Demokratët e kuptuan tani se kush është PD-ja e vërtetë”-, tha Basha për ReportTv.




