Në pallatin e kongresve po mbahen këtë të diel homazhet në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.
Të pranishëm janë figura të rëndësishme të politikës, mes tyre edhe opozitarë.
Sikurse duket nga fotot, grupi parlamentar i Partisë Socialiste janë në pritje të nderimeve pranë arkëmortit të Nanos.
I pranishëm është edhe ish-kreu i PD, Lulzim Basha.
