Dalja nga shtrati e lumit Buna ka vendosur në rrezik Kishën e Shirqit në Shkodër.
Kisha e Shirqit, që po shkatërrohet nga gërryerjet e lumit, një monument trashegimie historike – kulturore 1500 vjeçare, i pazevendësueshem për identitetin tonë kombëtar.
Qytetarët kërkojnë reagimin e autoriteteve për mbrojtjen e këtij monumenti. Tek “Kisha e Shirqit” dikur janë kurorëzuar princa shqiptarë dhe malazezë.
Kisha është rrezikuar, dhe akoma rrezikohet nga Buna dhe përmbytjet, por në Muzeun e Shkodrës, ka foto që tregojnë edhe madhësinë e saj reale që sot nuk duket. Muret datojnë që në fillimet e shekullit të VI-të dhe normalisht është përdorur për martesat e princërve në të dy anët e Bunës. Kisha ju është kushtuar shenjtorëve Sergji dhe Baku dhe populli kishën e njeh me atë të “Shna Prendes” dhe i lutet kështu asaj.