Niveli i Semanit në urën e Mbrostarit ka shkuar në 4.5 metra nga 3 metra që është pika kritike.

Si pasojë e reshjeve të dendura përgjatë gjithë javës dhe shkarkimeve të hidrocentralit të Banjës, prurjet e lumit Seman vazhdojnë të rriten duke përmbytur toka buqjësore dhe së fundmi edhe dhjetëra puse nafte në zonën e Belinës. Zonat e ulëta në Suk dhe Jagodinë të Rroskovecit, Belinë dhe Kallm në Fier janë të parat që janë përmbytur.

Ekipet e emergjencave Civile janë në monitorim të situatës, ndërsa nga Bordi i Kullimit po punohet me hedhje dherash (argjile) në pikat e dobëta të argjinaturës së Semanit. Deri tani lumi ndodhet brenda argjinaturës ose ndryshe në shtratin e vet, por banesa, ekonomi bujqësore, sera dhe panele diellore që ndodhen brenda argjinaturës janë përmbytur.