Në seancën paralamentare vijojnë diskutimet mes deputetëve, në lidhje me rendin e ditës. Megjithatë, një moment ka tërhequr vëmendje, ku protagonistë janë dy socialistët Erion Braçe dhe Ulsi Manja. Një deklaratë e këtij të fundit duket se ka sjellë një reagim “epik” nga Braçe.
“Nuk dua të hyj në domainin e ministrit të Bujqësisë, Lushnja që sot, në eksportet që kemi në bujqësi, sjell në buxhetin e shtetit rreth 500 milionë euro”– ishte deklarata e Manjas, në një replikë ndaj deputetit Sajmir Korreshi.
Ndërkohë pas tij, shihet i habitur dhe më pas duke qehsur me mosbesim Braçe.



