Dy persona kanë humbur jetën në dy aksidente të shënuara brenda një kohe të shkurtër në Lushnjë. Aksidenti i parë është shënuar në zonën e quajtur Pushimi i Shoferit ku një traktor përplasi një motor, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të drejtuesit të motorit, shtetasit Agron Taullahu, 47 vjeç.
Vetëm 30 minuta më vonë ka ndodhur një tjetër aksident, kete here në aksin Fier-Lushnjë, ku një person, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është përplasur nga një automjet duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e personit që shkaktoi aksidentin me pasoje vdekjen.
24 shtator 2014 (gazeta-Shqip.com)