arrestohet vrasesiPolicia e Lushjës ka arrestuar ditën e sotme autorin e dyshuar të vrasjes me thikë, të ndodhur dje një xhami në fshatin Dushk.


Autori i krimit është 30-vjeçari, Artan Alla, i cili sipas uniformave blu dyshohet se vuan nga probleme mendore.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, kur 86-vjeçari Shemsi Muça u gjet i therur me thikë në fyt në xhaminë e fshatit Dushk të Lushnjës.


Sipas policisë, i moshuari është vrarë brenda ambienteve të xhamisë, ndërsa kishte shkuar atje për t’u falur, siç bënte rregullisht.

13 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)