Deputeti Kujtim Gjuzi nuk i ka ndalur deklaratat e tij dhe në mbledhjen e komisionit të Veprimtarive Prodhuese.


Sipas Gjuzit, kryeministri grek Micotaqis duhet të tërhiqet nga deklarata e tij për detin pasi në të kundërt konservatorët do të krijojnë trazira nëse vjen në Shqipëri.


“Zona Ekonomike te ishulli Othonoi që kërkohet nga kryeministri grek, Micotaqis i riu.


Ne i themi macja e Taqos se është nga Himara ai.


Nëse nuk tërheq deklaratën nuk do ketë shanse të hyjë në Shqipëri.


Nuk është i mirëpritur nga konservatorët, do dalim para të krijojmë incidente e trazira”, tha ai gjatë mbledhjes së komisionit.