Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron pritët të mbërrijë pasditen e sotme në Tiranë, për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.
Por përveç kësaj, Macron do të qëndrojë në shqipëri mbrëmjen e sotme, teksa nesër do të takohet edhe me Presdientin Bajram Begaj. Lajmi është bërë i ditur nga Presidenca, teksa është zbarhdur dhe axhenda e këtij takimi.
Macron ndryshoi planet e tij për të mbërriutr gjatë paradites së sotme në Tiranë për shkak të një sulmi terrorist, ku një palestines vrau një mësues në Arras.
Axhenda e takimit:
8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj.
-Interpretohet himni kombëtar francez;
-Interpretohet himni kombëtar shqiptar;
-Kryhet kalimi para truprojës së nderit;
-Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.
Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.
Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.
08:35 – 09:05 – Takim kokë më kokë mes dy presidentëve.

