Suel Çela ishte një ndër personat për të cilin SPAK ka lëshuar një urdhër-arrest ditën e sotme.

Detaje të reja janë bërë me dije nga gazetarja Anila Hoxha, në lidhje me krimet e porositura nga ai. Një nga porositë e tij është ajo e tentativës për të vrarë administratorin e shkollës private Lulzim Masha.

Atentati ndaj administratorit Masha nodhi më 18 janar 2022 ku një person qëlloi me armë zjarri ndaj makinës së tij. Në lidhje me ngjarjen u arrestua 31-vjeçari Skerdi Tasi i cili u akuzua për “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.
Masha po udhëtonte i vetëm në makinë kur autori ka qëlluar drejt makinës së tij. Drejt tij është qëlluar me 3 plumba, ku 2 prej plumbave kanë kapur makinën tip “Benz” me të cilin po lëvizte Masha.