Një aksident rrugor me tre të plagosur është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Patos, ku dy automjete, mes tyre edhe një makinë policie, janë përplasur frontalishteksa udhëtonin në korsi të kundërta.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10. Si pasojë, dy efektivë të Komisariatit të Fierit dhe drejtuesja e automjetit tjetër tip “Benz” kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Shkaku i aksidentit ende nuk është i konfirmuar, por paraprakisht dyshohet se reshjet e dendura të shiut, të cilat vijojnë që nga mbrëmja e djeshme, kanë krijuar vështirësi në dukshmëri dhe kontrollin e mjeteve në rrugë.
Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
