Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Bilaj të Krujës, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Si pasojë, dy persona të moshave 20 dhe 22 vjeç janë plagosur rëndë.
Të plagosurit K.H dhe S.Xh janë dërguar te Spitali i Traumës në Tiranë. Ndërkohë, nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet që grupi hetimor të bëjë zbardhjen e plotë të ngjarjes
