Esat Xherri, 30-vjeçari i cili u përfshi në një aksident të rëndë dy ditë më parë pasi makina ku udhëtonte ra në humnerë, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. I riu mësohet se iu është nënshtruar plagëve të marra mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00.

Esat Xherri mbeti i plagosur rëndë në aksident rrugor që ndodhi mesditën e të dielës në fshatin Zdrajsh të Librazhdit. Automjeti që ai drejtonte doli nga rruga në një kthesë të fortë dhe më pas u rrokullis për rreth 100 metra në një terren të thepisur. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit pësoi plagë të shumta dhe fraktura.

Pasi u nxor nga automjeti i shkatërruar u dërgua me autoambulancë me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit të mjetit për shkak të shpejtësisë ose gjendjes së rrugës së amortizuar.