Tiranë
Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së dielës, prapa gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, kur automjeti tip “Golf” është përfshirë nga flakët e zjarrit. Menjëherë pas njoftimit, policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e djegies së makinës. Fillimisht është kontaktuar me poseduesin e mjetit dhe më pas është nxjerrë konkluzioni se mjeti është djegur nga një shkëndijë elektrike. Policia tha se pas kryerjes së veprimeve procedurale, materialet iu dërguan prokurorisë.