Një aksident i pazakontë është regjistruar rreth orës 01:00 të mëngjesit në Evosmos të Selanikut, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar brenda një lokali të mbushur me klientë.

Përplasja ka shkaktuar plagosjen e tre personave që ndodheshin në ambientet e lokalit, si dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendngjarje ndërhynë autoritetet, të cilat arrestuan drejtuesin e automjetit, një 45-vjeçar me shtetësi shqiptare.

Sipas rezultateve të testit të alkoolit, shoferi rezultoi me nivele prej 0,77 dhe 0,74 mg/l në ajrin e nxjerrë, shumë mbi kufirin e lejuar prej 0,25 mg/l.

45-vjeçari pritet të dalë para autoriteteve gjyqësore, ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.