
Një 10-vjeçare është përplasur nga një automjetet mëngjesin e sotëm në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.
Sipas policisë, me datë 27.09.2020, rreth orës 10:54, në bulevardin “Gjergj Fishta” mjeti me drejtues shtetasin A.H. ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale E.M., 10 vjeçe, e cila është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.