Në aksin rrugor “Mamurras-Kashar”, në zonën e Thumanës, u ndalua një automjet që dyshohej se po transportonte lëndë narkotike. Gjatë kontrollit, u gjetën 59 pako me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa, me një peshë totale prej mbi 60 kilogramësh.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë dy shtetas nga Tirana: E.T., 37 vjeç dhe B.Sh., 48 vjeç. Ata akuzohen për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Policia sekuestroi drogën dhe automjetin e përdorur në transport, ndërsa materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme. Operacioni është pjesë e një fushate të vazhdueshme për goditjen e trafikut të drogës në vend.

NJOFTIMI:

Finalizohet operacioni i koduar “Interruption 3”, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.

U kapën në flagrancë duke transportuar me automjet, 59 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (rreth 60 kg), vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen pakot me lëndë narkotike dhe automjeti.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, ka finalizuar një tjetër operacion për goditjen e tentativës për të shitur lëndë narkotike.

Si rezultat i operacionit të koduar “Interruption 3”, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. T., 37 vjeç dhe B. Sh., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin rrugor “Mamurras-Kashar”, në Thumanë, një automjet me të cilin dyshohej se po transportohej lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin E. T. dhe pasagjer shtetasin B. Sh., shërbimet e Policisë kanë gjetur 59 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 60 kilogramë e 6 gramë, që dyshohet se po ata po e transportonin me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.