Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në rrugën e Lumit të Vlorë, duke u shkrumbuar plotësisht.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një defekt teknik në automjet, i cili ka marrë flakë teksa ishte në lëvizje. Intensiteti i zjarrit ka qenë i lartë, duke bërë të pamundur shpëtimin e mjetit.
Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të Himarë, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve, ndërsa autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.
