Kolë Gecaj 30-vjeç ishte shpallur në kërkim pasi tentoi të përdhunonte një grua si dhe i plagosi me thikë të birin.

Kolë Gecaj gjithashtu ka qenë i dënuar edhe më parë për ngecim seksual, posedim të lëndëve narkotike dhe vjedhje.

Tre ditë më parë maniaku Gecaj ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë me një 48-vjeçare dhe në përleshje e sipër ka plagosur me thikë në dorë djalin 25-vjeçar i cili ka mbrojtur nënën e tij.

Maniaku Gecaj vëzhgon femrat dhe kur i sheh që ato janë vetëm, u hyn në shtëpi dhe i sulmon me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë. Ai ishte liruar nga burgu në shtatorin e vitit të shkuar, ku kishte kryer dënimin me dy vite burg për veprën penale për ngacmim seksual dhe vjedhje, zbulon ABC.