Koalicioni në pushtet në Mal të Zi ka shënuar një fitore të lehtë në zgjedhjet e djeshme, por që është ende e vështirë për të siguruar një shumicë parlamentare.


Një numërim jo zyrtar i votave, i lëshuar nga Qendra e Pavarur për Monitorim tregon se koalicioni “Mal i Zi Europian” I krijuar rreth Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Milo Gjukanoviç ,ka marrë rreth 46 % të votave, që i sigurojnë 39 nga 81 vendet e Parlamentit.


Sipas këtij grupi monitorues, “Fronti Demokratik” i opozitës radhitet në vendin e dytë, duke siguruar 20 vende në parlament, Partia Popullore Socialiste radhitet e treta me 9 vende, ndërsa partia “Positive Montenegro” ka siguruar shtatë vende.


Fitorja e koalicionit qeveritar hap mundësinë për një kthim të mundshëm të Millo Gjukanoviçit, i cili shërbeu si president dhe kryeministër i Malit të Zi gjatë dy dekadave të fundit.


“Të dashur miq, ashtu siç kemi premtuar, ne fituam. Mali i Zi është duke shkuar përpara. Ne i kemi të gjitha kushtet që duke filluar nga nesër, të punojmë në formimin e qeverisë, e cila do ta vazhdojë me sukses rrugën e Malit të Zi drejt rrugës për në BE dhe në NATO”, – ka thënë Gjukanoviç, pas shpalljes së fitores së koalicionit “Mal i Zi Europian”. Gjukanoviçi e përkrah anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Europian dhe në NATO.


15 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)