Një adoleshent i ka dhënë fund jetës së tij, duke u vetëvrarë me armë zjarri, pushke. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Podgorije të Maliqit.
Burime nga policia bëjnë me dije se trupin e pajetë të 16-vjeçarit, E.P, e ka gjetur gjyshi i tij, në një nga dhomat e banesës. Menjëherë në vendngjarje, kanë mbërritur forcat e Policisë. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se motivi i kësaj ngjarje, mund të ketë qenë gjendja e rënduar psikologjike e viktimës.
Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Nga ekspertiza paraprake mjeko – ligjore, rezulton se në trupin e viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune a dëmtime të tjera, përveç atyre të shkaktuara nga vetëvrasja me armë zjarri.
20 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)